11 persona të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe 11 veturave në Veternik

Kronikë e zezë

11 persona të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe 11 veturave në Veternik

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:51
Ilustrim

11 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një kamioni dhe 11 vetura të tjera në Veternik.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merren hetuesia dhe njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat