Arrestohet i dënuari me 18 muaj burgim

Kronikë e zezë

Arrestohet i dënuari me 18 muaj burgim

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e shtetasit të Shqipërisë.

Të cilin ishte duke e kërkuar për të vuajtur dënimin me burgim prej 18 muajsh.

Më datë 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës, ekipi i zyrës ndërlidhëse me gjykata, së bashku me hetuesit nga Stacioni Policor Prizren, pas disa veprimeve operativo-hetimore, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar (M. R., 35 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë), i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe i dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik””, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I njëjti, pasi janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës (Hajvali).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat