Arrestohet prizrenasi – policia i gjeti drogë, para dhe municion

Kronikë e zezë

Arrestohet prizrenasi – policia i gjeti drogë, para dhe municion

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një mashkull kosovar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pas një kontrolli të realizuar në veturën e tij dhe në lokalin ku ai punon.

Gjatë këtij kontrolli, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme narkotikësh, përkatësisht 13.69 gram kokainë dhe 137.67 gram marihuanë.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Prizren.

Përveç narkotikëve, janë gjetur gjithashtu 132.5€, 70 franga, dy kartela bankare, një veturë, një telefon mobil, një thikë, një fishek dhe disa pajisje të tjera që përdoren për paketimin e narkotikëve.

Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat