Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, teksa shtoi se ishte një vetaksident me motor.

Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një Vet-Aksident trafiku me Motor.

Njesitë policore për kontroll të autostrades, përfshirë edhe njesinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat