Aksident i trefishtë në Levan, shtypen rreth 40 bagëti, 4 persona të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i trefishtë në Levan, shtypen rreth 40 bagëti, 4 persona të plagosur

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 22:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë dhe i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan - Pishporo në vendin e quajtur Qarr.

Tre automjete janë përplasur duke lënë 4 persona të plagosur.

Nga aksidenti janë përplasur 36 kokë dhen, të cilat kanë qënë duke kaluar rrugën.

Nga pamje dallohen në rrugë bagëtitë e shtypura dhe makinat të cilat kanë shkaktuar aksidentin.

Sipas informacioneve paraprake, rruga në të cilën po kalonte tufa e bagative është pa ndriçim.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit , ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat