Prizren: Burri denoncohet nga bashkëshortja për dhunë fizike, Policia i gjen armë ilegale

Kronikë e zezë

Prizren: Burri denoncohet nga bashkëshortja për dhunë fizike, Policia i gjen armë ilegale

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi, në një familje në Gjonaj të Prizrenit.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një grua, e cila ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Burri i dyshuar për dhunë në familje posedonte edhe armë pa leje, e cila u sekuestrua bashkë pasi njësitet policore kanë zhvilluar bastisje në shtëpinë e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat