Gjenden dy granata dore në Suharekë

Kronikë e zezë

Gjenden dy granata dore në Suharekë

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një burrë kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes – granatë dore skaj një rruge në Suharekë.

Sipas raportit policor, njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes.

Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes- granatë dore.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat