Policia për vetaksidentin me vdekje në Vërmicë: Shoferi e humbi kontrollin mbi motoçikletë

Kronikë e zezë

Policia për vetaksidentin me vdekje në Vërmicë: Shoferi e humbi kontrollin mbi motoçikletë

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një vetksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” ku ka vdekur një person.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se shoferi i motoçikletës e ka humbur kontrollin dhe ka shkaktuar aksident.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada Ibrahim Rugova Km 3 Prizren Jug – Vërmicë / 13.10.2024 – 14:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka shkaktuar vet aksident me pasoja fatale, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Përveç njësive relevante policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Dje u raportuar se viktima është Andi Murati nga Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat