Tentim vrasje në Isniq të Deçanit, fjalosja përfundon me plagosje me armë zjarri

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Isniq të Deçanit, fjalosja përfundon me plagosje me armë zjarri

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Një konflikt verbal eskaloi në tentim vrasje, të dielën në mbrëmje, në fshatin Isniq të Deçanit. Si pasojë e të shtënave me armë, një person mbeti i plagosur, ndërsa dy të dyshuar u arrestuan, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është dёrguar nё Spitalin Rajonal në Pejё për trajtim mjekësor dhe nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka gjetur e sekuestruar një armë dhe një gëzhojë.

Pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, njëri nga të dyshuarit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24-orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat