FAST Kosova arreston një person të kërkuar ndërkombëtarisht

Kronikë e zezë

FAST Kosova arreston një person të kërkuar ndërkombëtarisht

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 22:55
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, ka arritur të arrestoj të hënën një person me urdhër arrest ndërkombëtarë.

Sipas Policisë, është arrestuar personi me inicialet H.F, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtën e dënimit prej 6 (gjashtë) viteve burgim.

“Më datë 14.10.2024, në qytetin e Ferizajt, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, përkatësisht njësiti FAST, e mbështetur edhe nga njësia për hetimin e narkotikëve në Ferizaj, kanë zhvilluar një operacioni të koordinuar policor ku është bërë arrestimi i një shtetasi nga Maqedonia e Veriut me inicialet H.F., (viti i lindjes 1974), i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtën e dënimit prej 6 (gjashtë) viteve burgim.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej thuhet se pas kompletimit të procedurave, me aktvendim të Prokurorisë Speciale i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat