Një person në Gjakovë ia ka vënë flakën çatisë së shtëpisë.
Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuar nuk është takuar dhe gjendet në arrati.
“Lidhur me rastin është raportuar se djali, i dyshuari mashkull kosovar, ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë.
Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thotë policia.