Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në “Rinas”

Kronikë e zezë

Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në “Rinas”

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar nga Kosova, është arrestuar në aeroportin e Shqipëri “Rinas”, pasi iu kapën tre dokumente sllovene false.

“Nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se ai kishte paraqitur në sportel, një pasaportë sllovene, të dyshuar të falsifikuar, dhe se kishte me vete një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, gjithashtu sllovene dhe të dyshuara false”, tha Policia e Shtetit.

I arrestuari dyshohet flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer më shumë se një herë, si dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, tre dokumentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat