Bashkëjetoi për dy muaj më një të mitur, arrestohet 23 vjeçari nga Mogilla e Kllokotit

Kronikë e zezë

Bashkëjetoi për dy muaj më një të mitur, arrestohet 23 vjeçari nga Mogilla e Kllokotit

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur personat të moshës madhore krijojnë raporte të afërta me to.

Për një rast të tillë që është denoncuar së fundmi në Mogillë të Vitisë, Policia ka arrestuar një person.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Pas arrestimit, i dyshuari se bashku me viktimën janë shoqëruar në stacionin policor, ku ka dhënë deklaratat e tyre.

Dyshja, siç merr vesh media kanë bashkëjetuar për rreth dy muaj.

Ndaj tij, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat