E papritur: Policia në Ferizaj me kontrolle në autobusët urbanë – në dysheme gjenden armë zjarri, thika dhe boks hekuri

Kronikë e zezë

E papritur: Policia në Ferizaj me kontrolle në autobusët urbanë – në dysheme gjenden armë zjarri, thika dhe boks hekuri

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 09:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt të martën rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Topalli” ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj- Greme dhe Gaçkë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se zyrtarët policor me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera.

Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur : një armë zjarri, dy thika dhe një ‘’Box hekuri’’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’’.

Kontrollimi i autobusëve urban do të  vazhdojë  edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Policia fton qytetarët për bashkëpunim, që nëse kanë informacione rreth dukurive negative tek nxënësit të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në  numrat kujdestarë  të cilët janë 192 , 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat