Shqetësuese: Kapet me armë dhe thikë një nxënës në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë

Kronikë e zezë

Shqetësuese: Kapet me armë dhe thikë një nxënës në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur nga drejtoria e shkollës “Mazllum Këpuska” në Gjakovë.

Media mëson se gjatë kontrollit te njëri nga të miturit është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një thikë.

I dyshuari është intervistuar në praninë e prindit, avokatit të tij dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat