Gjendet sërish drogë në Dubravë, në çati dhe pavijone kapen sasi të ndryshme të marihuanës

Kronikë e zezë

Gjendet sërish drogë në Dubravë, në çati dhe pavijone kapen sasi të ndryshme të marihuanës

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave.

Katër raste të tilla janë zbuluar sërish në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku numri i të burgosurve që janë përdorues të drogës po del të jetë i madh.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rastet e fundit, oficerët kanë gjetur sasi të ndryshme të narkotikëve, të llojit marihuanë, brenda burgut.

Kontrollet janë kryer mbi çati të pavijoneve dhe në mes të tyre, ndërsa narkotikët kanë qenë të ndarë në qese e paketime të ndryshme.

Narkotikët janë sekuestruar, teksa Policia e Prokurori i Shtetit janë vënë në dijeni dhe tashmë janë iniciuar katër raste të ndara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat