Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete.
Policia bën të ditur se si pasojë e përleshjes të dyshuarit pësuan lëndime trupore.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar për shkak se ishin përleshur fizikisht ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore.
Pas trajtimit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.