Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Pas arrestimit, i njëjti me vendim të prokurorit është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me bashkëshorten e tij e kishte sulmuar fizikisht atë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thotë policia.