Këta janë dy personat e arrestuar që u rrahën në Fushë Kosovë, dërgohen në mbajtje

Kronikë e zezë

Këta janë dy personat e arrestuar që u rrahën në Fushë Kosovë, dërgohen në mbajtje

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 18:58
Ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia. Kështu ka ndodhur edhe të martën në Fushë Kosovë, ku u arrestuan dy persona.

Të dyshuarit u përfshinë në një përleshje që dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje momentale dhe plasi sherri mes tyre.

Dy personat e arrestuar janë Fatos Mustafaj dhe Serxhio Ferhat, të cilët tashmë kanë përfunduar në ndalim policor.

Bazuar në informacionet e para, dy të dyshuarit kanë përdorur edhe mjete të forta e të mprehta gjatë përleshjes.

Pasi rasti është denoncuar, Mustafaj dhe Ferhati kanë marrë trajtim mjekësor e më pas janë shoqëruar në stacion.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë arrestuar për shkak se ishin përleshur fizikisht ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore. Pas trajtimit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat