Ndalohet një 64-vjeçar në Kërçovë, dyshohet për fajde

Kronikë e zezë

Ndalohet një 64-vjeçar në Kërçovë, dyshohet për fajde

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 20:37
Ilustrim

Ndalohet një 64-vjeçar në Kërçovë, dyshohet për fajde

Me datë 15.10.2024 në ora 15:30 në Kërçovë, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë kanë ndaluar L.A.(64) nga Kërçovë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “fajde” nga neni 260 i Kodit Penal.

Me urdhër të gjykatës, në banesën e tij është kryer kontrolli, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe parash në valuta dhe prerje të ndryshme, bizhuteri ari dhe sende të tjera.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat