Theret me thikë një i mitur në Podujevë, pëson lëndime të rënda

Kronikë e zezë

Theret me thikë një i mitur në Podujevë, pëson lëndime të rënda

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 09:37
Ilustrim

Një i mitur është therur në Podujevë nga një i mitur tjetër.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat