Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka bastisur shtëpinë dhe pronat e një të dyshuari në Lipjan.
Siç thuhet në raport janë sekuestruar 145 fishekë të cal. të ndryshëm, një armë zjarri pistoletë, një DVR, një telefon mobil, si dhe një shumë e parave në vlerë rreth 2.710 euro
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
"Lipjan 02.06.2024 – 23:45. Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore në koordinim me prokurorin kanë bërë bastisjen në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse si dhe në një pronë të një biznesi privat, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar. Aty janë gjetur dhe sekuestruar; 145 fishekë të cal. të ndryshëm, një armë zjarri pistoletë, një DVR, një telefon mobil, si dhe një shumë e parave në vlerë rreth 2.710 euro. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje."