Arrestohet një i dyshuar për fajde në Lipjan - Policia sekuestron armë, fishekë e para

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Lipjan - Policia sekuestron armë, fishekë e para

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 10:12
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka bastisur shtëpinë dhe pronat e një të dyshuari në Lipjan.

Siç thuhet në raport janë sekuestruar 145 fishekë të cal. të ndryshëm, një armë zjarri  pistoletë, një DVR, një telefon mobil, si dhe një shumë e parave në vlerë rreth 2.710 euro

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

"Lipjan  02.06.2024 – 23:45. Lidhur me rastin  më datë 16.10.2024, njësit policore në koordinim me prokurorin kanë bërë bastisjen në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse si dhe në një pronë të një biznesi privat, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar. Aty janë gjetur dhe sekuestruar; 145 fishekë të cal. të ndryshëm, një armë zjarri  pistoletë, një DVR, një telefon mobil, si dhe një shumë e parave në vlerë rreth 2.710 euro. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat