Rahovec: Burrë e grua përleshen mes vete, arrestohen

Kronikë e zezë

Rahovec: Burrë e grua përleshen mes vete, arrestohen

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 10:27
Ilustrim

Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar mirëpo pas intervistimit të njëjtit janë liruar.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje është përleshur me bashkëshorten e tij.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat