Pengoi policinë ta arrestonte personin në kërkim, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Pengoi policinë ta arrestonte personin në kërkim, arrestohet i dyshuari

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:01
Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në kryeqytet, pasi i njëjti i ka penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.

I dyshuari ka penguar policinë që ta arrestonte një person që ishte në kërkim, duke i mundësuar të njëjtit të ikë nga forcat e rendit.

Më pas, i dyshuari që ka penguar policinë është prangosur dhe është dërguar në mbajtje.

“Derisa policia ka shkuar për ta kërkuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili ishte në kërkim policor, zyrtarët policorë i ka penguar në kryerje të detyrës një i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa personi i kërkuar ka arrit të ikë . Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, për pengim në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat