Policia ka arrestuar një person në kryeqytet, pasi i njëjti i ka penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.
I dyshuari ka penguar policinë që ta arrestonte një person që ishte në kërkim, duke i mundësuar të njëjtit të ikë nga forcat e rendit.
Më pas, i dyshuari që ka penguar policinë është prangosur dhe është dërguar në mbajtje.
“Derisa policia ka shkuar për ta kërkuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim policor, zyrtarët policorë i ka penguar në kryerje të detyrës një i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa personi i kërkuar ka arrit të ikë . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për pengim në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.