Ferizajasit ia vjedhin BMW X6 nga garazhi i shtëpisë, e solli nga Gjermania

Kronikë e zezë

Ferizajasit ia vjedhin BMW X6 nga garazhi i shtëpisë, e solli nga Gjermania

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 21:05
BMW

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë edhe veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund.

Një rast i tillë është raportuar të mërkurën në Ferizaj, ku një person ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Rastin e ka denoncuar pronari i veturës, i cili ka deklaruar se hajnat ia kanë vjedhur një BMW X6 nga garazhi i shtëpisë.

Bazuar në informacionet e para, automjetin e vjedhur, viktima e kishte sjellë në Kosovë nga Gjermania.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat