Një burrë ka njoftuar policinë në Gjakovë se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e cila ishte e parkuar në një parking.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura me targa lokale.
Ajo ishte e parkuar në një parking.
Rasti nën hetime”, thotë policia në raport.