Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në shtëpi, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në shtëpi, Policia jep detaje

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselaj, ka konfirmuar rastin e një lëndimi të një personi i cili kishte qenë duke punuar në shtëpinë e tij në Shtime.

Veselaj ka thënë se ngjarja ka ndodhur të enjten në mesditë dhe se personi i lënduar pasi ka marrë ndihmën e parë në Shtime është dërguar në QKUK.

Personi është vetëlënduar me një burgi, derisa ka qenë duke i ndarë drunjtë në shtëpinë e tij.

Me datën 17.10.2024 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në shtëpinë e shëndetit në Shtime një person kishte marre lëndime në kokë dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar ne QKUK-Prishtinë.Policia kishte mësuar se ai ishte vetëlënduar nga një mjet shpues (burgi), derisa ishte duke i ndarë drunjtë në shtëpinë e tij.Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është inicuar shënim zyrtar”, ka thënë Veselaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat