Aksident i rëndë në Zajm të Klinës, përfshihen disa vetura e lëndohen disa persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Zajm të Klinës, përfshihen disa vetura e lëndohen disa persona

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 18:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Para rreth 20 minutave më herët ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Zajm të Klinës, ku dyshohet se u përfshinë disa vetura.

Nga fotografitë e siguruar, në vendin e ngjarjes shihen Njësiti i Policisë së Kosovës si dhe ambulanca.

Në këtë aksident thuhet se u përfshinë disa vetura dhe se disa persona janë lënduar.

Media ka provuar të kontaktojë policinë, por deri në këto çaste nuk kemi pranuar një përgjigje për rastin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat