​Konfiskohet heroinë, kokainë dhe dinarë serbë në Novobërdë

Kronikë e zezë

​Konfiskohet heroinë, kokainë dhe dinarë serbë në Novobërdë

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 10:14
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme në Novobërdë, si prova materiale ka gjetur dhe konfiskuar 1558.4 gram substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë, 3175 euro para të gatshme, 880 dinar serb, 2 gram kokainë, një veturë dhe dy telefona.

Aksioni ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj.

Te njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat