Të premten në Gjakovë një burrë është arrestuar pasi ka tentuar ta godasë bashkëshorten e tij, ndonëse kanë ndërhyrë fëmijët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka tentuar ta godas fizikisht bashkëshorten e tij, por është penguar nga fëmijët”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.