Dyshohet se sulmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Gjilan

Kronikë e zezë

Dyshohet se sulmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Gjilan

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 11:45
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të premten në fshatin Zhegër të Gjilanit, pasi që duke mos i respektuar urdhërat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Zhegër, Gjilan 18.10.2024-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, i ka ofenduar si dhe e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat