Këta janë tre personat që u kapën me mbi 1 kg e gjysmë heroinë e para të gatshme nga aksioni në Novobërdë

Kronikë e zezë

Këta janë tre personat që u kapën me mbi 1 kg e gjysmë heroinë e para të gatshme nga aksioni në Novobërdë

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Njësitet e Antidrogës në Prishtinë dhe Gjilan në bashkëpunim, kanë zhvilluar dy aksione ditën e sotme në Prishtinë dhe Novobërdë, me ç’rast ka rezultuar në arrestimin e tre personave të dyshuar mbi posedimin e lëndëve narkotike dhe disa parave të gatshme.

Të dyshuarve i është gjetur rreth 1558 gram heroinë, 3 gram kokainë si dhe para të gatshme 3175 euro.

Media mëson se tre të dyshuarit që u kapën nga Policia janë Jeton Avdiji, Hajrush Isufi dhe Blerd Aliji.

Tre të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Me rastin po merret policia.

Shënim: Personat e postrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat