Policia i shkon në banesë pas denoncimit për dhunë në familje, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë në Shkodër

Kronikë e zezë

Policia i shkon në banesë pas denoncimit për dhunë në familje, 30-vjeçari plagos me thikë efektivin e policisë në Shkodër

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 22:43
Ilustrim

Kundërshtoi me dhunë policinë dhe dëmtoi lehtë me thikë një polic, shoqërohet 30-vjeçari, Petrit Isaj.

Policia shkoi në banesën e 30-vjeçarit pasi mori njoftimin për një rast dhune në familje.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 20:15,  Patrulla e Përgjithshme ka shkuar  në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje. Në momentin që punonjësit e Policisë  kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas  ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë  dhe  ka dëmtuar lehtë  me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga  punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.

Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme. Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat