Dyshohet se kanosi policët në Gjakovë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Kronikë e zezë

Dyshohet se kanosi policët në Gjakovë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 09:08
Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar.

Ai dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë në Gjakovë.

Sipas policisë, ai këtë e bëri derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje.

“I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat