Vajza në Fushë Kosovë e ofendon dhe e sulmon nënën e saj

Kronikë e zezë

Vajza në Fushë Kosovë e ofendon dhe e sulmon nënën e saj

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një vajzë në Fushë Kosovë dyshohet se e ka ofenduar dhe e ka sulmuar nënën e saj.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima f/k (femër kosovare) është ofenduar dhe sulmuar nga vajza e saj e dyshuara f/k. Nuk raportohet për të lënduar.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat