Arrestohet një person në Dragash, në gjendje të dehur rrahu gruan e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Dragash, në gjendje të dehur rrahu gruan e tij

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Dragash, pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Policia ka bërë tëditur se gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat