Suharekë, gjendet drogë tek një person

Kronikë e zezë

Suharekë, gjendet drogë tek një person

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, tek një person në Suharekë është gjetur dhe konfiskuar 7.81 gramë substancë narkotike.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se bëhet fjalë për marihuanë.

“Raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar 7.81 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një pako me rizlla dhe një grinder”.

“Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat