​Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, me mbështetjen e Njësitit për reagim të shpejtë, ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për vjedhje gjatë muajve të fundit në rajonin e Prishtinës, kryesisht në markete.

Ndërsa në kërkim janë edhe dy të dyshuar të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij grupi.

E. O. (45) dhe M.M. (32), shtetas të Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.

Policia ka sekuestruar gjësende që dyshohet se janë vjedhur, si dhe katër automjete që po ashtu dyshohet të jenë përdorë për kryerjen e veprave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat