Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, një person i lënduar

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 21:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën ‘Ahmet Haxhiu’ në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar motoçiklisti.

“Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat