Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina përplaset me shtyllën e tensionit, plagoset një person

Kronikë e zezë

Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina përplaset me shtyllën e tensionit, plagoset një person

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 21:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Konjat.

Mëoshet se një mjet ka dalë nga rruga duke thyer fillimisht një shtyllë të tensionit të mesëm dhe më tej përfundoi te shtylla tjetër. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Lushnjës me urgjencë. Polica dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Edhe njësia e avarive të OSHEE ka shkuar në vendngjarje, sepse është ndërprerë energjia në të gjithë zonën, për shkak të dëmtimit të shtyllës elektrike, por edhe për të shmangur rënien e udhëtarëve dhe banorëve të zonës në rrymë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat