Plas sherri në një familje në Lipjan, 27-vjeçari i hyn dajak babait dhe vëllait

Kronikë e zezë

Plas sherri në një familje në Lipjan, 27-vjeçari i hyn dajak babait dhe vëllait

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ndodhur dje në një familje në Lipjan, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Media mëson se këtë herë i dyshuar është një 27-vjeçar, i cili i ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij, pas një mosmarrëveshje që plasi mes tyre.

Rasti u denoncua nga viktimat dhe Policia ka arritur të intervenojë, duke e arrestuar personin e dyshuar.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe është iniciuar hetimi për veprën ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat