Një burrë është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se me mjet të fortë ka sulmuar dy burra të tjerë.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë.
Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.