E dhimbshme: Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Prishtinë, jetonte e vetme

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Gjendet e vdekur një grua në shtëpinë e saj në Prishtinë, jetonte e vetme

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 14:08
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në rrugën “Esat Berisha”, ku një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është 56-vjeçarja, A. R.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, e ndjera jetonte e vetme, teksa nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat