Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok – rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok – rasti po hetohet

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Disa persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e një personi tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:52, në Zubin Potok.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit i është dëmtuar një automjet.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat