Në Klinë është arrestuar një person për dhunë në familje ndaj viktimës femër.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa lidhur me rastin nga i dyshuari janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, tetë fishekë dhe një kuti me fishekë të pushkës ajrore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.