Ia grabiti taksistit 100 euro, pas më shumë se dy javësh prangoset nga policia

Kronikë e zezë

Ia grabiti taksistit 100 euro, pas më shumë se dy javësh prangoset nga policia

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, sot e kanë arrestuar një person si i dyshuar për grabitje.

Media mëson se A.H nën kërcënimin e thikës kishte arritur që taksistit t’ia merrte 100 euro.

Rasti kishte ndodhur më 5 tetor në Kodrën e Trimave, konkretisht në rrugën “27 nëntori”.

35-vjeçari pas kompletimit të rastit dhe intervistimit të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia.

“Hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rasti të procedohet më tej”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat