Llapjani e kërcënon ish bashkëshorten, përfundon në Polici pasi ajo e denoncoi

Kronikë e zezë

Llapjani e kërcënon ish bashkëshorten, përfundon në Polici pasi ajo e denoncoi

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e telasheve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë.

Një rast i tillë është denoncuar dje nga një grua në fshatin Bellopojë në Podujevë, e cila ka deklaruar në Polici se ish bashkëshorti i saj e ka kërcënuar përmes telefonit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, 45-vjeçari i ka shkaktuar shqetësim e frikë viktimës me mesazhet e tij.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta raportojë rastin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat