Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje në Ferizaj.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të maskuar, kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij të cilën e kanë demoluar dhe po ashtu i kanë vjedhur dy automjete me targa vendore.
Të dyshuarit me veturat e vjedhura janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.